Deri në mesditë, vranësirat e dendura dhe kthjellimet afatshkurtra do të jenë mbizotëruese në pothuajse gjithë vendin tonë, përjashtuar zonat veriore dhe veriperëndimore ku do të ketë reshje të izoluara shiu e dëbore në lartë mbi 1000 metra. Parashikohet që pjesa e dytë e ditës të sjellë zhvillim të vranësirave duke gjeneruar shira në të gjithë territorin e vendit ku nuk do të mungojnë edhe rrebeshet në zonat veriperëndimore dhe zona të izoluara në qendër të territorit.

Në zonat e thella malore do të ketë gjithashtu reshje të pakta dëbore, kryesisht në juglindje të Shqipërisë. Temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 2°C deri në 19°C. Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi mbi 60 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor duke sjellë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim mbi 4 ballë.