Bruna Biancardi “ka larë duart” me Neymar, pas paralajmërimeve që i kishte bërë yllit brazilian për të mos e tradhtuar më, sidomos pas ardhjes në jetë të vajzës së tyre Maeve. I pabinduri Neymar duket se këtë herë i ka ngatërruar aq keq gjërat, pasi në rrjet janë publikuar edhe bisedat e tij me një modele të ‘OnlyFans’, çka besohet të ketë “derdhur kupën” për Brunën.

Ylli i Al Hilal në bisedën që është publikuar në rrjet, i kërkon modeles Aline Faria foto nudo duke e pyetur atë: “A je lakuriq?”. Faria, e cila ka çaktivizuar llogarinë e saj në Instagram pasi biseda u publikua, e drejton futbollistin në faqen e saj kryesore në “Only Fans”.

Neymar më pas e pyet: “Ku? Dua të të shoh”. Por modelja nuk tërhiqet dhe i përgjigjet duke i thënë Neymar se ai duhet të abonohet si gjithë të tjerët për të parë fotot e saj nudo. “Duhet të abonohesh, zemër. Ke disa foto të tjera në fund. Unë do të fle, kujdesu për veten engjëll. Natën e mirë. Do njihemi më mirë më vonë”, i përgjigjet modelja.