Deputetët e Rithemelimit, mbështetës të Sali Berishës me akuzën se maxhoranca po kërkon të asgjësojë opozitën kanë marrë karriget e deputetëve dhe i kanë vendosur përmbys të gjitha në foltore për ta bllokuar me qëllim që të mos lejohet asnjë deputet të flasë.
Kjo shkaktoi dhe përplasje mes deputetëve të maxhorancës dhe deputetëve të Berishës.
Jashtë Kuvendit deputeti i PS-së, Erion Braçe akuzon Berishën se po kërkon të mbrohet me imunitet politik nga akuzat penale të ngritura nga SPAK.
“Kjo sjellje është fashiste. Ai njeri brenda po përdor imunitetin poliitk për tu mbrojtur nga akuzat penale” tha Braçe.
Deputeti i PS-se Xhemal Qefalia u perplas me Edmond Spahon. Pati dhe përplasje dhe nga deputetja Antoneta Dhima dhe Toni Gogu me deputetët e Rithemelimit.
Pati përplasje verbale mes dy kampeve.
Vihet re një prezencë e shtuar e Gardës
Seanca nisi në orën 10:00 me kryetaren e Kvuendit duke lexuar rendin e ditës ndërsa deputetët e Rithemelimit i bien tavolinave.
Në rendin e ditës janë parashikuar një sërë çështjesh, mes tyre edhe një interpelancë e kërkuar nga deputeti Nasip Naço me ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi.
Edhe këtë seancë, 6 deputetë të Rithemelimit janë të përjashtuar pas situatës kaotike që krijuan në parlament javën e kaluar. Bëhet fjalë për Gazmend Bardhin, Bledion Nallbatin, Flamur Nokën, Edi Palokën dhe Albana Vokshin që janë përjashtuar me 10 ditë.