Këngëtarja shqiptare, Luar Arani, ka qenë e ftuar në emisionin “S’e Luan Topi”, ku ka folur edhe për karrierën e saj larg muzikës.

Gjatë intervistës, artistja u shpreh se ende nuk e di se çfarë e bëri që të linte Shqipërinë për Gjermaninë.

E pyetur nga modertorja për profesionin që ushtron në Berlin, Luar zbuloi se punon agjente në sektorin financiar.

Pjesë nga intervista:

Erjona Rusi: Pse ky vendimi për të ikur në Gjermani? Ndikoi diçka, ndodhi diçka në jetën tënde që vendose të ikje?

Luar Arani: Pyetja një milion dollarësh. Në fakt edhe sot e kësaj dite ende nuk e di se çfarë më goditi që vendosa të ikja. E vërteta është që kur pyes veten në retrospektivë as vetë nuk e di pse vendosa të ikja.

Erjona Rusi: Në Berlin ku ti punon si “agjente sekrete”.

Luar Arani: Ehh, nuk më lejohet të them ku, si dhe çfarë. Më vjen shumë keq, por punoj në sektorin financiar. Tek antikrimi financiar. Është një gjë shumë e bukur që më pëlqen shumë dhe kaq. Nuk tregoj dot më shumë.

Erjona Rusi: Kemi parë shumë bashkëpunime vitet e fundit, dhe ti sikur po rikthehesh. Po mendon për një rikthim përgjithmonë në Shqipëri apo?

Luar Arani: Unë mendoj që nuk do të isha tërësisht e lumtur të them të drejtën, sepse të gjithë jetën e kam ndërtuar piano – mësime, Gjermani – Shqipëri. Edhe pse më lodh pak, nuk e di pse mendoj se nuk do të jem 100% e lumtur nëse kaloj ose këtej ose andej.