Paro Laçi ish-presidenti i klubit të futbollit Partizani, i ftuar në “Studio Live” në Report Tv ka kërkuar nga SPAK që të hetojë si të përfshirë në dosjen e aferës së privatizimit të ish-klubit Partizani edhe disa emra të tjerë, një prej të cilëve Xhim Begeja, daja i Jamarbër Malltezit, dhëndrit të Sali Berishës. Begeja sipas Laçit u ka marrë para të rinjve dhe fëmijëve që stërviteshin në klub e për këtë tha se ka fatura. I pyetur nëse ka marrë presione pas denoncimit të fakteve të reja nga ana e tij fillimisht në Report Tv e më pas në dëshminë e tij në SPAK, Laçi e pohoi.
Pyetje: Ka ngelur diçka e pa përfshirë në dosjene aferës së ‘Partizanit’ sipas jush?
Paro Laçi: S’jam shumë i njohur me dosjen dhe hetimet, por siç shoh në opinion publik shumë emra s’janë përmendur. Një emër që dhashë në SPAK është Xhim Begeja daja i Jarmarbër Malltezit. Ai u paraqiste në emër të Sali Berishës, unë jam Sali Berisha këtu. Ai kërkonte të paguhej nga klubi Partizani që klubi të stërvitej në ambientet e veta. Kërkonte edhe nga fëmijët që të paguanin. Nëse ka gjurmë, janë faturat që ai do u ketë bërë njerëzve që u ka marrë lekë për t’u stërvitur në klub. Sot trumbetojnë shumë gjëra në ca televizione të këtyre grabitësva. Ato nëse kanë qenë pronarë të ligjshëm pse mungojnë dokumentacionet. Pse mungon në kadastër një fletë regjistri por mos të flenë rehat këta njerëz se edhe ata fakte do të dalin.
Pyetje: A keni patur presioni pasi jeni thirrur në SPAK?
Paro Laçi: Tani ne nga Gjureçi i Dibrës jemi shtëpi buke por frikën nuk e njohim… Presione kemi pasur gjithmonë. Presione kam pas po nuk kam frikë as Berishën e asnjë. Berisha s’ka burrni e njoh mirë, po të dojë le ta nisë… Unë nuk e kam frikë Berishën, e kam thënë gjithmonë që kam qenë gjithmonë me të vërtetën…
Pyetje: Nëse do thirreni përsi nga SPAK çfarë do thoni shtesë?
Paro Laçi: I kam prekur të gjitha gjërat në SPAK, Xhim Begeja… Dhe prokurorët na kanë bërë njëfarë presioni. “S’mund ta çojmë përpara dosjen”, edhe kjo formë presioni është. Ato me sa pashë u vunë në lëvizje. Prokurori, Demneri nga Burrelli pak qerosh, por e gjetën në SPAK sapo e përmenda, se ua përshkruajta… unë e deklarova faktike si ma ka thënë. Presione nga Tonin Voci; Agron Kuliçi;Erzen Breçani… Vetëm se nuk jemi përleshur fizikisht me Tonin Vocin. Mua sa s’më kanë marrë ta firmos me forcë… 500 mijë euro kesh do mi jepte dhëndri I Berishës. E kam thënë dhe më herët që kërkojnë të më blejnë me 500 mijë euro.