Ka ndërruar jetë në moshën 81-vjeçare këtë të dielë, regjisori i filmave Vladimir Prifti.

Regjisori la pas një sërë veprash të paharrueshme, mes filmave “Udha e shkronjave”, “Kush vdes në këmbë”, “Flutura në kabinën time” e shumë të tjerëve duke lënë pas një shkollë për filmin shqiptar.

Vladimir Prifti lindi në Tiranë, më 1 qershor 1942. Mbaroi shkollën e Iartë për aktor në Aleksandër Moisiu dhe më pas u emërua aktor në Teatrin Popullor. Aty luajti disa role të dyta, ku spikati me Kogon te drama “Fytyra e dytë” e Dritëro Agollit (I968).

Filmi i tij i parë artistik origjinal ishte Udha e shkronjave (I978).

Vladimir Prifti ka realizuar edhe mjaft dokumentarë në vitet 2000–2004, ndër to: Te bekuarit, Legjenda e baltës, Rruga Egnatia, Butrinti.

Ka realizuar filmat:

“Gjenerali i ushtrisë së vdekur” (1976);
“Udha e shkronjave” (1978);
“Kur hidheshin themelet” (1978);
“Era e ngrohtë e thellësive” (1982);
“Kush vdes në këmbë” (1985);
“Dhe vjen një ditë” (1987),
“Flutura në kabinën time” (1988);
“Dasma e Sakos” (1998);
“Të bekuarit” (2000);
“Butrinti” (2002);
“Legjenda e Baltës” (2003);
“Rruga Egnatia” (2005).