Lana Del Rey ka folur për herë të parë për arsyen e ndarjes. Këngëtarja u shfaq në një intervistë për Harper’s Bazar dhe zbuloi arsyen e ndarjes me ish të dashurin e saj, i cili nuk është i njohur.
“Unë përfundimisht nuk jam e dashuruar tani. Jo, absolutisht jo e dashuruar”, -tha ajo. Duket se thjeshtësia e Lana-s nuk ishte e tretshme për të dashurin e saj, pasi ajo tha:
“Ai nuk e pëlqente shtëpinë time dhe ne patëm disa grindje për të.”. Lana tregoi se edhe pasi krijoi një mjedis mikpritës e të qetë, partneri nuk mund të qëndronte aty me të. Këngëtarja foli për shtëpinë e saj, duke thënë:
“Më duket sikur edhe djali më i ftohtë nuk dëshiron të qetësohet këtu”. Ajo shprehu dhimbjen për ndarjen e fundit, pasi tha: “Ishte diçka mjaft e vështirë për t’u gëlltitur”. Lana tregoi se të dashurit të saj i pëlqente ajo, por nuk e donte për atë që ajo ishte vërtet.