Lajmet e ndarjes së Ledri Vulës dhe Sara Hoxhës po përforcohen dita-ditës. Teksa dyshja prej javësh nuk janë shfaqur bashkë as në publik as në mediat sociale, një veprim i fundit i reperit ka shtuar dyshimet për ndarje.
Kështu, ai ka fshirë nga YouTube këngën “Gjendja”, ku protagoniste në klip ishte Sara. Ose më saktë, e ka bërë videon private duke mos lejuar njerëzit që ta shohin më, të paktën përkohësisht.
Dyshja realizoi klipin e këngës “Gjendja” gjatë verës në Itali, ku shfaqeshin në momente romantike e intime. Të jetë ky një konfirmim i ndarjes?