Nga Ylli Pata

Sado që politikanët konvencionalë dhe mbështetësit e tyre panelistë kanë qenë që nga 2013-a si “parja e kuqe” në vizibilitetin publik, e gjithë kjo “kastë” nuk u bë asnjë ditë popullore, edhe pse mbeti influente.

Sali Berisha, edhe pse preku, bëri të qajë krejt normalisht e sinqerisht militant dhe mbështetës të opozitës kur shpalli dorëhrqjen kallp të 2013-s, nuk pati realisht atë uraganin “hajde doktor se na mbuloj menderja” ose parullat cinile të vitit 1991: “O Enver nuk të themi më Hitler po na sill ca sheqer”. Nuk pati valangë atë reaksion që supas gjasave spinët e doktorit e kishin si valvul rezervë: “Po na e kërkoi populli, s’kemi ç’bëjmë”.

Edhe njerëzit më të indiktrinuarit me Berishën, maksimumi e bëin tatuash, pra e shihnin si Komandanti Che, “una bandiera ideale” siç do të thoshte biografi Italian i mjekut argjentinas që u bë krahu i djathtë i Fidel Castro-s, gazetari i njohir Giani Mina.

Ka një fenomen që është më shumë se frojdian, që shoqëroi perëndimin de jure të doktorit. Kush ishte figura më popullore opozitare që u rrit menjëherë në rrjet në ato vite? “Nard Ndoka-Filozofi”! Aforizmat e dalë në rrjet si pasojë e gallatave e humorit që Nard Ndoka tregonte si lac i vjetër i politikës tregonte, patën efekt. Në rrjet. E natyrisht edhe Nard Ndokës i vyenin e normalisht si gjithkush që mund të shohë se popullore nuk janë aktet, po ca fjali që dalin diku e shkaktojnë reaksion, nuk se mund t’i thotë JO.

E për një kohë Nard Ndoka ishte personazhi politik më popullor në rrjet i opozitës. Me “aforizmat filozofik” që ishin satirë normal, por ishte. Por kjo kishte kohën e saj. Filozof-Nard Ndoka e pati kohën e tij dhe më pas erdhi Daja i kecave. Alias Dash Shehi, i cili në një kohë që nuk kishte fare fuqi në partitë e opozitës, ishte një figurë popullore, madje shumë popullore. Më pas, rrjeti solli shumë mundësi edhe për persona e personazhe që patën vizibilitet; sidomos me sharjet e tyre kundrejt Edi Ramës. Ku në rrjet u bënë virale burra, gra, por edhe të moshuar, që shanin Edi Ramën fort, e ndizni rrjetin.

Dhe këto nuk se erdhën vetë, kush e njeh internetin e rrjetet sociale e di se kjo do shuumë punë, e shuuumë lek. Gra në moshë me humor,e burra të mërzitur që shanin me shpirt qeverinë e Ramën, u kthyen në yje të rrjetit. Për të shërbyer si serbrator. Por në fakt, ata apo ato konsideroheshin si zëri real i një mase që donin një tjetër mjedis, një tjetër komunitet, jo ata që rrinin në Lalëz.

Në vite e vite, patëm në parlament, sheshe, rrumuja e mitingje, protesta, e thirrje, VIP-a e aventura, ku me të drejtë do të përfitonte gjithkush që ishte pjesë e aksionit. Është mjaft e famshme thirrja e Stresit në protestat e vitit 2020: “Ku Je Ilir Meta”. Stresi ishte ylli i asaj performance, që ja ka rritur pikët si individ, si influencer, si personazh fundi i fundit. Por opozitës jo. Sepse opozita nuk e bëri Stresin lider, apo të paktën pjesë të udheheqjes, edhe pse Arkimed Lushaj, për demokratët që e duan Sali Berishën, është një udhëheqës është një model. Pasi modelet vijnë nga lëivizjet apo protestat publike.

Përveç Sali Berishës, Ilir Metës, Lulzim Bashës, edhe të tjerë politikanë të opozitës kanë bërë lëvizje të forta në këto vite. Ja për shembull Saljanji. Ka ndërtuar në studio-pliko një fabul të rremë: Babalen, për të cilën është edhe i dënuar në shkallë të parë të gjyqësorit. Pra ka sakrifikuar. Lëviz i shkreti është aktiv, i shkathët, ka orientime dhe instikte politike, por nuk është popullor-nuk është.

Grida, ja mere “Norën e Këlmendit” që i tha doktori. Nuk pushon në emisionet e saj, madje s’i lë të përgjigjen intervistuesit në emisionet e saj, pasi e thotë vetë. Po prap, edhe pse shuumë e pëlqejnë. Nuk është popullore.

Po kush është popullor në mjedisin opozitar, përveç personazheve të Tik Tokut që shajnë me rob Edi Ramën, sidomos gratë e moshuara? Janë njerëz si puna e tyre, shtresë normale që nuk kanë as truproja e as vila, po ja këpusin kopaçen me ironi e gallatë siç e mendojnë. E aty shkrihen njerëzit, se shikojnë një person si ata. Ore nuk e duam këtë qeveri por duam një njeri të thjeshtë që të flasë. Ka pasur mjaft njerëz që herë pas here kanë hipur në podium të tilla fame dhe e kanë përjetuar keq. Janë shfazuar, e kanë kujtuar se janë realisht influencer.

Por vjen një kohë që kjo frymë, pra e babalizimit mediatic ku njerëz që fusin kopaçe pafund zënë shumicën e hapësirës, vetëm që këtu të dalë doktori si shpëtimtar, se “na mytën budallenjtë”, njerëzit po preferojnë “na mytën budallenjtë”.

Ja merre situatën aktuale. Doktori ka më shumë se 0 deputetë. As Salianji që ndez fishekzjarre, as Gaz Bardhi që fut këmbën për t’i fikur nuk pëlqehet nga rrjeti. Edhe sikur të hidhen nga 15 katëshi nuk e marrin këtë publik, pasi në terren kanë mbërritur njerëzit që i kanë marrë publikun. Sot mbështetësit e thekur të doktorit, nuk i ngroh Saliu III në konferencat e pafund nga SHQUP-i, por Fred Cako dhe “doktori” i Çanit që shëron kancerin me urinë pele që shfaqet në panel me Fredin për të treguar se çfarë ka ndodhur në këtë shoqëri.

“Kemi ikur për lesh”. “Na fusin çipa, helme, drogë, parashikime ndeshjesh”, po askush nuk jep një kokërr leku për këta profetë të rinj që po përmbysin rrjetin.

“Pacientja ime është një yll i Hollywood-it që ka shërbëtorin korçar e burrë të mirë”, thotë doktori i kancerit që ja ka shëruar fytyrën kësaj dive me urinën e saj, ku i ka rënë lëkura dhe i është zbardhur.

Mendo çfarë mendon Berisha, Meta, e emra të tjerë të tribunës së foltores për këta njerëz, për të cilët mbështesin madje paguajnë për ti nxjerrë në podium se janë më popullorë se ata vetë.

Po ç’ka ndodhur? Ideja ka qenë që të nxjerrim ca budallenj, pasi njerëzit do na kërkojnë ne. Aman sikter prej budallenjëve. Po njerëzit duan, madje po adhurojnë budallenjtë, se të paktën edhe pse ja fusin kot, nuk kanë 1 kulla 20 vila, roje, horra, panelistë, killera, bastexhinj, bixhozgjinj(se ç’e shempnë derbederët, mercenarët dhe bejlerët, se ç’e shtypnë jabanxhinjtë, se ç’e shtrythnë fajdexhinjtë ka thënë Noli i madh). E kështu po kthehen në figura të rëndësishme tipa të tillë që shërojnë kancer me shurrë pele e nxjerrin harta të Ballkanit të vitit 2040.

Në fund të fundit, a nuk ka thënë edhe Trumpi i Madh që nuk duhen vaksinat, që s’ja vlen të shkosh te mjeku-Fauci, edhe pse kur i ra Covid nuk shkoi në spitalin e tij privat po në atë ushtarak shtetëror. Giorgia Meloni nuk ka thënë asnjë gjë më pak se Fred Cako në fushatë elektorale. Madje në kulturë të përgjithshme Fredi ynë i than piten Giorgia-s që maksimumi ka lexuar librin “Cuore” kur ka qenë në shkollë fillore apo Pinokun e Collodit. Fredi ynë edhe i përkthen e i boton. Natyrisht si doktori, si Cako i kanë nisur për famë këto gjëra që kur kanë nisur u kanë thënë: “I di doktori për këto gjëra që po beni?” Posi! Madje ay na ka sjellë!

E sot, që famë kanë me okë, kanë nisur t’i besojnë. “Se ky është proces”, është shprehur psikoanalisti më i famshëm i kohës sonë: Jacques Lacan. E pas besimit, vjen: “kjo është dita e madhe, dita e par e pranvers, dita e parë e liris, dita e par e demokracis”. Duket si gallat por është realisht një zhvillim i ri, e këtë fenomen e ka mbështetur fort elita aktuale. D.m.th Cakon e ka sjell Meta në ekran e doktorin e urinës ndoshta Berisha. Siç Ramiz Alia solli peshkaqenët në vitin 1990…