Çmimi joshës prej mijëra eurosh zhvlerësohet me zero kur bëhet fjalë për mallin e fëmijës dhe këtë e vërtetoi edhe Olta Gixhari vitin e kaluar, e cila e la shtëpinë e “Big Brother VIP” pa u menduar dy herë, pikërisht kur ishte në kulmin e vëmendjes së publikut.
Edhe këngëtarja e njohur Linda Halimi, e cila është bërë pjesë e “Big Brother VIP Kosova”, ditët e fundit po kujton gjithmonë e më shumë vajzën e saj. Madje, ajo po mendon edhe ta lërë në mes garën pikërisht për këtë arsye. Si një nga personazhet që ka trazuar ujërat në “Big Brother Vip Kosova”, Linda nuk është mësuar t’i lërë gjërat në mes, ama malli për vajzën dhe meraku për të mund ta tundojë të bëjë këtë zgjedhje.
Në një bisedë të fundit me Santianën, Linda tha se po mendon të largohet nga shtëpia dhe arsyeja është vajza. “Kam menduar ta lë këtë lojë. Nuk kam vendosur ende asgjë, por nuk dua ta lë, sepse i bie që po dorëzohem me veten, me sfidat. Unë nuk jam dorëzuar përpara asnjë sfide dhe nuk dua t’ia lejoj vetes këtë mendim, sepse është shumë mendim negativ, por duke e pasur parasysh se vërtet jam duke e pasur të vështirë.
Më ka mbetur peng që i kam thënë vajzës “kthehem për pak” dhe nuk jam kthyer. Ajo është gënjeshtra më e madhe që kam thënë ndonjëherë. Nuk është bebe. 4 vjeç e gjysmë, kupton. Garant 100 herë i ka thënë babit të vet ‘ku është mami’. Sepse, zakonisht, kur i them “do kthehem menjëherë”, kthehem. Këtë herë nuk u ktheva. Për të mbrojtur veten, e gënjeva atë, dhe kjo po më mundon shumë. E kam parë dhe në ëndërr dhe s’e di. Akoma s’e kam vendosur, sepse nuk dua të marr vendime të nxituara. Por në të njëjtën kohë nuk jam person që dorëzohem”,- tha Linda.