Kryeministri Rama zbuloi në emisionin Repolitix në Report Tv se diskutimet për marrëveshjen kanë nisur përpara se Meloni të vinte me pushime këtë verë. Për këtë është ngritur një grup I përbashkët pune derisa arriti në firmosjen e marrëveshjes në Romë.

Rama mohoi se kemi të bëjmë me favor personal ndaj kryeministrit Meloni. “Nuk është favor personal por qasje strategjike ndaj një partneri strategjik. Zhurma nuk duhet të diktojë vendimmarrjen” tha Rama.

Në studion e ‘Repolitix’ me gazetarin Denis Minga, përballë kryeministrit Edi Rama janë Nikollë Lesi, Mentor Kikia dhe Lorenc Vangjeli.