Kryeministri Edi Rama ndodhet në një konferencë për shtyp me mediet në Kryeministri.
Rama e nisi me vendimin e gjykatës së Strasburgut për 21 janarin.
“Krime shtetërore si ajo e 21 janarit, historia mëson se vonojnë të zbardhen por nuk mbeten kurrë pa zbardhur”. Rama tha më tej se “Prokuroria e Tiranës është tallur me përbuzje me Kushtetutën dhe ligjin dhe dhimbjen e familjarëve të viktimave. Është koha që drejtësia e re të reagojë”