Një luan u arrastis nga Cirku ‘Rony Roller’ në Ladispoli të Romës ditën e djeshme.

Alessandro Grando, kryebashkiaku i Ladispolit, një qytet me rreth 40,000 banorë, ngriti alarmin përmes një reagimi në rrjetet sociale.

“Një luan ka shpëtuar nga cirku. Ju kërkojmë të jeni shumë të kujdesshëm dhe të shmangni udhëtimet deri në një njoftim të dytë”, njofton ai në rrjetet sociale.

Mediat e huaja shkruajnë se gjatë orëve të autoritet përkatëse arritën të imobilizojnë dhe ta vënë në gjumë luanin, duke përdorur një dozë anestezi.