Izraeli mori përgjegjësinë për një bombardim të një ambulance në Gaza ditën e djeshme, ku vdiqën 20 persona dhe u plagosën 50 të tjerë. Ushtria izraelite tha se ambulance po përdorej nga militant të Hamasit ndërsa ministria e Shëndetësisë së Gazës, deklaroi se në ambulancë po evakuuoheshin të plagosurit.

Lidhur me këtë ngjarje të rëndë ka reaguar edhe sekretari i përgjithshëm i OKB, Antionio Guterres i cili u shpreh i tmerruar nga bombardimi i ambulancës.

“Jam i tmerruar nga sulmi i raportuar në Gaza mbi një autokolonë ambulance jashtë spitalit Al-Shifa”, tha Guterres në deklaratë.

“Imazhet e trupave të shpërndara në rrugë jashtë spitalit janë tronditëse”, shtoi ai.
Por ai tha se nuk i kishte harruar “sulmet terroriste” të Hamasit në Izrael dhe “vrasjen, gjymtimin dhe rrëmbimet, duke përfshirë gratë dhe fëmijët”, ndërsa përsëriti thirrjet për lirimin e pakushtëzuar të të gjithë pengjeve të mbajtur në Gaza.

Sekretari i OKB, Guterres bëri thirrje për ndërprerjen e zjarrit në Gaza. “Tani, për gati një muaj, civilët në Gaza, përfshirë fëmijë dhe gra, janë rrethuar, u është mohuar ndihma, janë vrarë dhe janë bombarduar nga shtëpitë e tyre,” tha ai, “Kjo duhet të ndalet.”