Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu,tha në një intervistë për ABC News se vendi i tij do të ketë “përgjegjësi të përgjithshme për sigurinë” e Rripit të Gazës “për një periudhë të pacaktuar” pasi të përfundojë lufta me Hamasin.

“Sepse ne kemi parë se çfarë ndodh kur nuk e kemi atë. Kur ne nuk e kemi këtë përgjegjësi të sigurisë, ne shohim shpërthimin e terrorit të Hamasit në një shkallë që nuk mund ta imagjinonim”, tha Benjamin.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu përsëriti se nuk do të ketë “armëpushim të përgjithësuar” në Gaza pa lirimin e të gjithë pengjeve të mbajtura nga Hamasi. Po ashtu shtoi se sapo të përfundojë lufta, Izraeli do të marrë “përgjegjësinë totale për sigurinë” në Rripin e Gazës. Ka kaluar një muaj nga 7 tetori, dita e sulmit të Hamasit.

Sipas Hamasit, mbi 10 mijë palestinezë kanë vdekur dhe 241 pengje po mbahen në Gaza.