Ende pa patur një draft zyrtar të marrëveshjes, një seri mediash dhe gazterësh kanë nxituar të hedhin baltë për atë që kryeministrat Edi Rama dhe Giorgia Meloni folën sot publikisht.
Në rrjete ka nisur të shpërndahen media anonime, të cilave mbi të gjitha iu është prerë logo duke hapur panik se në Shqipëri do të vijnë 36 mijë emigrantë.
Marrëveshja që parashikon qëndrimin e emigrantëve përkohësisht në Shëngjin thotë qartë se bëhet fjalë për rreth 3 mijë klandestinë. Dhe në rast të largimit të 500 prej tyre, zevendësohen me po aq.
Ndërkohë, merret me mend se nuk kanë si të vijnë as 36 mijë, e as 16 mijë njëherësh në Shëngjin. Kur vetë popullsia e Shëngjinit nuk i kalon 8 mijë persona.
Por lajme të tilla të rreme kanë nisur të shpërndahen nga ata që mesa duket nuk kanë as pikën e humanizmit dhe i ‘vajtojnë’ në rrjete sociale klandestinët veç kur mbyten në det.