Gjatë ceremonisë së fundit të çmimeve Power of Women të Variety, Margot Robbie u përball me një moment të papritur pasi humbi zërin. Ylli i ‘Barbie’ iu drejtua bashkëshortit të saj, duke i kërkuar që të ndërhynte dhe të përfundonte fjalimin e saj.
Incidenti, i kapur në kamera, u bë viral me fansat që lavdëronin çiftin për marrëdhënien e tyre dhe qëndrueshmërinë e Robbie përballë një sfide të papritur. Në fjalimin e përzemërt, të mbajtur nga bashkëshorti i saj, Robbie jo vetëm shprehu mirënjohjen e saj, por zbuloi edhe një sekret të lezetshëm dhe befasues – dashurinë e saj për këngëtaren Dua Lipa. Publiku reagoi me duartrokitje ndërsa edhe në rrjete sociale shumë reagues ndanin të njëtin mendim, pasi kush nuk mund ta dojë Dua Lipën.
Incidenti jo vetëm që tregoi aftësinë e Robbie për të trajtuar situata të papritura me hijeshi, por gjithashtu shtoi një prekje të lezetshme dhe humane në ceremoninë magjepsëse të çmimeve, duke e bërë atë një moment të paharrueshëm për fansat.
Platformat e mediave sociale, veçanërisht X (ish Twitter), u vërshuan me reagime nga fansat e Margot Robbie dhe Dua Lipaa. Një fanse me anë të një videoje tregoi se admirimi ishte me të vërtetë reciprok.