Shkrimtari Ismail Kadare ka reaguar ditën e sotme për marrëveshjen e fundit me Italinë për migratët e parregullt.
Kadare, në përgigje për median italiane “La Stampa” thotë se “nuk e kupton ku qëndron problemi me këtë marrëveshje, për sa kohë Shqipëria dhe Italia janë dy vende më të bashkuara se kurrë?”
“Nuk më intereosjnë gjërat e vogla, çfarë ndodh mes qeverive, protestat apo pushteti. Siç thashë, Shqipëria dhe Italia janë tashmë të bashkuar, janë 500 mijë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Itali, shumë italianë janë shpërngulur në Shqipëri, ka martesa të përziera, kompani të mëdha janë krijuar këtu, fëmijët tanë kanë baballarë italianë. Ku qendron problemi? Një marrëveshje?”, tha Kadare.
“Evropa është një lagje e bukur dhe të gjithë duan të vijnë këtu, kjo është normale. Njerëzit kanë lëvizur gjithmonë, që nga kohërat e lashta. Nuk e kuptoj askënd që nuk është dakord”, thotë më tej Kadare.
Linku i plotë:
https://www.lastampa.it/cronaca/2023/11/10/news/ismail_kadare_facciamo_gia_parte_del_sogno_europeonoi_e_litalia_siamo_uniti_da_generazioni-13849968/