Kritikave për marrëveshjen me Italinë që kanë pasur kryesisht tendencë paragjykuese kryeministri Edi Rama i ftuar në Report Tv u ka dhënë një përgjigje të prerë.

“Më vjen për të vjellë kur ndesh disa që flasin për të zinj e flasin për shkatërrim të rracës e për lloj lloj broçkullash të neveritshme. Ne fare mirë mund të ishim përballë një dyndje siç ishin vendet e tjera, Maqedonia para se të bëhej e veriut, Serbia, Kroacia, Sllovenia u përballën me flukse të jashtëzakonshem në dyndjen e madhe të 2015. Ne nuk u përballëm”, tha Rama në Report TV.