Në një intervistë për Rai News 24 kryeministri Edi Rama mohon që firmosja e marrëveshjes për ndërtimin në Shqipëri të dy qendrave për strehimin e migrantëve të shpëtuar në det nga anijet italiane është bërë në këmbim të hapjes së dritës jeshile për në BE.
“Nuk e kemi bërë këtë se Italia do na hapë negociatat është qesharake se ne i kemi hapur negociatat dhe hyrja në BE nuk ndodh kështu. Nuk është se italia thotë merreni 3 mijë emigrantë dhe ne ju fusim në BE. Në çfarë bote jetojmë, duhet të jemi më seriozë kur diskutohen këto çështje. Kjo cështje është shumë e komplikuar për mua, nuk gjej ndonjë përgjigje për fluksin e emigrantëve që vijnë nga deti në itali e duan të futen në BE, askush se ka gjetur zgjidhjen, ska asnjë tryezë si ta zgjidhim këtë. Ne nuk hyjmë në këtë se s’jemi në këshillin europian.
Por më duhet të them se ka vende europiane që janë të mbyllur për emigrantët që vijnë nga vende ku njerëzit kanë një fe tjetër etj..këta vende kanë qenë të paparë për të marrë ukrainas të ikur nga agresoni rus, se janë të bardhë dhe janë kristianë. Ka dhe vende europiane me politikë pa diskrimin për të gjithë pavarësisht ngjyrës e fesë, në Stokholm po kalojnë momente destabiliteti e kriminaliteti.
Duhet të gjendjet një vijë e mesme për ti trajtuar të gjithë si njerëz të barabartë, por nga ana tjetër duhet gjetur rruga europiane. Si bëhet për të rregulluar fluksin dhe për të respektuar të drejtat e çdo njeriu për të pasur një të ardhme, por për të mos lejuar që nga kjo bujari të përfitojnë terroristët kriminelët etj…”
Jemi shumë të vegjël për ti thënë të mëdhejve se çfarë duhet të bëjnë, por ne jemi gati kur Italia na kërkon ndihmë. Italia është një vend i madh, leksione italisë nuk mund tja lejojmë të bëjmë.