Aktori Matthew Perry është varrosur në Los Anxhelos në një ceremoni private, kanë raportuar mediat amerikane. Në ceremoni kanë qenë pesë aktorët e serialit Friends, në të cilin ka marrë pjesë edhe Perry. Ceremonia e varrimit ka zgjatur dy orë.
Perry është gjetur i pajetë në shtëpinë e tij në Llos Angjelles në fundjavën e kaluar, në moshën 54-vjeçare. Shkaku i vdekjes së tij nuk është konfirmuar ende, pasi autoritetet janë ende në pritje të rezultateve të testeve të toksikologjisë.
Perry ka luajtur rolin e Chandler Bingut në serialin Frieneds në periudhën 1994 – 2004, dhe vdekja e tij ka mërzitur shumë njerëz në botë. Në varrezën ku është dërguar trupi i aktorit, janë varrosur edhe shumë personalitete të famshme përfshirë Carrie Fisher, Paul Walker dhe Stan Laurel.
Perry ndërroi jetë një vit pas publikimit të librit të tij, në të cilin ka treguar më shumë për problemet me varësinë ndaj ilaçeve dhe alkoolit.