27 Nëntor- Me rastin e 28-29 Nëntorit, është zhvilluar në Liceun Artistik, edicioni i parë i ‘Festivalit të Shkollave Artistike’ nga i gjithë vendi.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu, ka marrë pjesë në këtë aktivitet ku nënvizoi statusin e veçantë dhe mbështetjen e shkollave artistike me një buxhet të dedikuar.
“Fokusi i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit do të jetë tek shkollat artistike, për t’i dhënë shkollave artistike një tjetër dimension, një tjetër vlerë. Sepse këtu janë talentet që do të ndrijnë skenat, jo vetëm shqiptare, por edhe ato ndërkombëtare dhe që do të na bëni krenar në të ardhmen”,- tha Ministrja Manastirliu.
Nxënës nga 13 shkollat artistike në vend, kanë performuar në këtë aktivitet, i cili u mbajt tek Liceu Artistik në Tiranë, në kuadër të festave kombëtare.