Atleti nga Kosova Erzen Zyberaj ka udhëtuar që prej pasdites së djeshme për në Tiranë, dhe në orën 08.30, ai sapo kishte kaluat Milotin.
Distanca e përshkruar në total nga ai do të jetë 260 kilometra, në nder të ditës së Pavarësisë.
Miqtë e tij në rrjetet sociale shkruajnë se Erzeni nuk ka pasur pothuajse kurrë përkrahje institucionale, ndaj sipas tij duhet që të përkrahet.
“Kampioni Erzen Zyberaj dje është nisur nga Prishtina drejt Tiranës për vrapimin e gjatë prej 260 km, me qëllim që këtë distancë ta arrije për 24 ore. Pak me herët ai kaloi gjysmën e rrugës. Lutemi që në destinacion të arrijë shëndoshë e mirë”, shkruan miku i tij Arbër Ali Xhemajli.