Forcat e Mbrojtjes së Izraelit arrestuan liderin e Hamasit Husein Abu Queiq në Ramallah.
Kështu ka raportuar portali Quds duke iu referuar burimeve lokale, sipas të cilave eksponenti i grupit islamik është ndaluar gjatë një bastisjeje në qytetin Al-Bira në Bregun Perëndimor.
Ushtria izraelite nuk ka njoftuar ende arrestimin e Abu Queiq. Kohë më parë, si Izraeli po ashtu edhe Autoriteti Palestinez e kishin arrestuar atë për aktivitetet e tij me Hamasin.