Pas idesë për ngritjen e dy kampeve të pritjes për emigrantet në Shqipëri, Giorgia Meloni ka ardhur me një ide të re. Këtë herë, ajo planifikon një reformë sa i përket legjislacionit në Itali, duke propozuar që kryeministri i vendit të zgjidhet me vota direkt nga populli.

Meloni e ka quajtur këtë nismë “nëna e të gjitha reformave”, teksa sipas saj synimi është të garantojë më shumë stabilitet në një vend ku koalicionet qeveritare zgjasin vetëm pak muaj, në mos javë.

Pak ditë më parë kabineti aprovoi propozimin, por votuesit janë ata që do të thonë fjalën e fundit. Një referendum do të mbahet nëse dy të tretat e ligjvënësve dështojnë në aprovimin e reformës. Raundi i parë i votimit do të jetë në Senat, edhe pse një datë nuk është caktuar ende