Burrë e grua kanë mbetur të lënduar pasi ka marrë flakë në bombol gazi në banesën e tyre në lagjen nr.2 në Laç.
Bilbil Baluku, 62-vjeç dhe Mimoza Baluku, 61-vjeç, kanë pësuar djegie në trup dhe janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar. Aktualisht janë jashtë rrezikut për jetën. Çifti jeton në Itali, ndërsa kanë ardhur për pushime në atdhe.
‘Rreth orës 08:30, në Laç, në lagjen nr. 2, në një banesë, aksidentalisht ka marrë zjarr një bombul gazi. Për pasojë kanë pësuar djegie në trup shtetasit B. B. 62 vjeç dhe M. B. 61 vjeçe, të cilët ndodhen në spitalin e Traumës Tiranë për asistencën e nevojshme mjekësore, aktualisht jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen verifikimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të situatës.’- njofton policia.