Gjatë vizitës së tij të tretë në Lindjen e Mesme që nga 7 tetori, Anthony Blinken me siguri do të eksplorojë mënyrat për të mbajtur armëpushimin e përkohshëm.
Por ai është gjithashtu këtu për të përcjellë mendimin e Uashingtonit se si duhet të sillet Izraeli kur – siç ka ende gjasa – të rifillojë fushatën e tij ushtarake në Gaza. Mesazhi duket i qartë: duhet të ketë një ndryshim taktikash, për të shmangur vrasjen e mijëra civilëve të tjerë palestinezë. Duke cituar një zyrtar të lartë të paidentifikuar të administratës amerikane, Washington Post thotë se Izraeli “nuk mund të bëjë atë që bëri në veri në jug”.
Paralajmërimet vijnë në një moment kritik.
Dje, Benny Gantz, një anëtar i kabinetit të luftës, paralajmëroi se luftimet mund të rifillojnë “në çdo moment”. “Lufta…do të zgjerohet kudo që të jetë e nevojshme në të gjithë Rripin,” tha ai. “Nuk do të ketë qytete strehimi.” Ka disa shenja se Izraeli po dëgjon këshillat e Uashingtonit. Dje një zyrtar i lartë izraelit i cili foli me gazetarët në kushte anonimiteti tha se operacioni i Izraelit në Rripin jugor të Gazës do të ishte “ndryshe”. Por ai e bëri të qartë se do të jetë ende në dorën e palestinezëve që të sigurohen që ata të lëvizin në “zona të sigurta” për të shmangur shënjestrimin e Forcave të Mbrojtjes izraelite.