Një nga lajmet më të bujëshme në mediat e huaja ka qenë pikërisht aludimi se Lionel Messi ka tradhtuar bashkëshorten e tij Antonella Roccuzzo.

Sipas raportimeve, superylli argjentinas ka tradhtuar gruan dhe nënën e tre fëmijëve të tij, me Sofia Martinez, gazetaren e njohur që mbulon kombëtaren e Argjentinës.

Një nga “daljet publike” të tyre të fundit ishte pas përballjes së Kombëtares së Argjentinës kundër Brazilit, në stadiumin Maracaná, për kualifikueset, ku, në mes të tensionit të ndeshjeve, Messi dhe Martinez patën një shkëmbim të përzemërt pyetje-përgjigjesh.