Ministri i Brendshëm Taulant Balla është takuar në Durrës fëmijët e oficerëve të policisë së Ukrainës, të cilët ndodhën në Shqipëri.

Grupe të ndryshme të fëmijëve iu është dhënë mundësinë të vijnë dhe të pushojnë disa ditë në Shqipëri.

Mësohet ata do të qëndrojë për 10 ditë dhe janë akomoduar në shtëpinë e Pushimit të Ministrisë së Brendshme në Durrës.

“Kur Luhansk të çlirohet, ju bashkë me familjet tuaja të shkoni sërish në Luhansk”, tha Balla Brendshëm gjatë bisedës me ta.

Më pas shtoi: “Fatkeqësisht kemi pasur pak shi por kryesisht jemi me diell por gjithsesi ju do e shijoni”, ndërsa i sugjeroi të vizitojnë edhe Muzeun Arkeologjik.

Fëmijët ukrainas i dhuruan Ballës një flamur të firmosur në shenjë falenderimi që iu dha mundësia për të ardhur në Shqipëri, për të pushuar pak, për tu larguar nga realiteti i luftës.