Ministria e shëndetësisë e udhëhequr nga Hamasi njoftoi se numri i njerëzve të vrarë në Gaza që nga fillimi i luftës është rritur në 10,328.

Kjo është një rritje prej më shumë se 300 nga 10,022 vdekjet që raportoi një ditë më parë, ku pjesë e shifrës totale janë 4,237 fëmijë. Shifrat e fundit të UNRWA tregojnë se më shumë se 700,000 njerëz janë zhvendosur në Gaza që nga 7 tetori, kur militantët e Hamasit ndërmorën një sulm masiv në Izrael, duke shkaktuar sulme të rënda hakmarrëse.

Sulmet në Rripin e Gazës vijojnë ende, ku ushtria izraelite njofton vazhdimisht për objektiva të goditura ku sipas tyre fshihen militantët e Hamasit. Fillimisht më 7 tetor militantët e Hamasit hynë në territoret e Izraelit duke vrarë 1400 persona, e më pas nisu sulmi i ushtrisë vendase kundrejt qytetit të Gazës.