Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu bën të ditur se mbi 173 mijë fëmijë kanë përfituar që nga fillimi i këtij viti, nga Programi Kombëtar i Shikimit, i shtrirë në të gjitha shkollat e vendit.
Në një postim në rrjetet sociale, Koçiu thekson se edhe me buxhetin e vitit 2024, MSHMS do të mbështesë programin e depistimeve të shikimit dhe kujdesit dentar në shkolla për rreth 220 mijë fëmijë.
Ky program, i miratuar nga qeveria një vit më parë, garanton kujdesin për shikimin e fëmijëve që nga të porsalindurit deri te fëmijët e moshës 14 – vjeçare, duke ofruar një kontroll periodik të syve.
Për të gjithë ata fëmijë që rezultojnë me problematika në shikim, i referohen për kontrolle të mëtejshme mjekëve specialistë në strukturat shëndetësore.