Në Ditën Botërore të Prematuritetit Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu vizitoi Spitalin Universitar Obstetrik Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë”.
Ministrja Koçiu gjatë fjalës së saj në takimin e organizuar në këtë ditë, shprehu një falënderim të veçantë për punonjësit e sistemit shëndetësor dhe strukturën shëndetësore të prematuritetit që bën një punë të jashtëzakonshme jetëshpëtuese për nënat e reja dhe fëmijët.
Koçiu shprehu mbështetjen që Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe qeveria shqiptare për stafin spitalor dhe vetë spitalin.
“Unë besoj që me rikonstruksionin e godinës së këtij materniteti, me vijimin e fazës së dytë të investimit edhe për gjatë vitit 2024, ju do të keni mundësinë të punoni në struktura bashkëkohore, duke ju mbështetur edhe me pajisje bashkëkohore me qëllim që të vijoni të bëni akoma më mirë këtë punë të lavdërueshme dhe profesionale që keni bërë deri tani dhe jam e sigurt që do të vijoni ta kryeni” – thekson ministrja.
Gjatë vitit 2024 vlerë e shtuar do të jetë edhe rritja për formimin e kapaciteteve të mjekëve, të infermierëve dhe të gjitha stafeve shëndetësore.
Ajo theksoi se Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale do t’i përkrahë në këtë drejtim, duke vendosur një program dhe mbështetje financiare të dedikuar për rritjen profesionale dhe edukimin e vazhdueshëm profesional të tyre.
“Rritja e pagave do të vijojë edhe për vitin 2024. Do të kemi rritje të posaçme të dedikuar për mjekët e përgjithshëm dhe për infermierët” – u shpreh Koçiu.