Kryeministri Ed Rama gjatë konferencës për media deklaroi se në fund të fundit buxheti duhet votuar, për këtë arsye pavarësisht tensioneve vijuan procesin parlamentar.

“Mua sigurisht që nuk më duket normale dhe nuk ka se si, por ku nuk di të gjejë një rrugë. Në fund buxheti duhet votuar. Ndërsa për ta diskutuar janë të padiskutueshme nga ana jonë, por kur t’i shkon në kuvend për të folur dhe gjendjesh përballë individësh apo një grupi që vijnë në kuvend për të treguar forcën e muskulaturës atëherë ka dy rrugë, ose të tregosh forcën e muskulaturës dhe të ikim, ose të votosh e të vazhdosh punën.

Rrugën e parë nuk e konsiderojmë një opsion, rruga e dytë është e vetmja që na mbetet dhe që do të vazhdojmë të ndjekim sepse në fund të ditës ata që i thonë vetes opozitë, se unë sinqerisht nuk e di kush është opozita aty, jo për arsye se nuk dihet kush është kush, por të bëhesh opozitë do të thotë të flasësh, do të thotë të sfidosh kundërshtarin në qeveri, me forcën e fjalës, argumentit dhe energjisë që duhet përpos në mënyrë që njerëzit që të kanë çuar aty të kenë më shumë arsye për të të mbështet”.