Ministri i Brendshëm Taulant Balla, ka reaguar lidhur me situatën pas nisjes së reshjeve të shiut. Ai bën me dije se pas përkeqësimit të motit, Policia e Shtetit dhe të gjitha strukturat shtetërore janë terren për të siguruar kthimin në normalitet.
Grupet e punës janë në gatishmëri për të garantuar që akset rrugore të jenë të hapura si dhe për të siguruar furnizim me energji elektrike.
Drejtuesit e automjeteve të evitojnë lëvizjet e panevojshme dhe të respektojnë me përpikmëri rregullat e qarkullimit rrugor.