Moti i keq që ka përfshirë Kosovën ka ndikuar dhe në transportin ajror në aeroportin e Prishtinës.
Mësohet se gjatë së shtunës, për shkak të borës dhe kushteve të rënduara atmosferike, 3 fluturime me destinacion Prishtinën, kanë devijuar itinerarin e tyre dhe janë ulur në aeroportin e Rinasit.
“Ju informojmë se tri fluturime të planifikuara të aterojnë në ANP ‘Adem Jashari’ nuk kanë mundur te aterojnë për shkak të kushteve atmosferike dhe janë bartur në Tiranë”, raportoi për mediat zëdhënësjea e aeroportit.