Masakra e 23 nëntorit në Dublin, ku një 40-vjeçar, sulmoi me thikë 5 persona, një mësuese 30-vjeçare, një burrë dhe 3 fëmijë të grupmoshës 6-vjeçare, u mbyll pa viktima fatmirësisht, falë një heroi.

Bëhet fjalë për Caio Benicio, një brazilian i cili rastisi në vendgjarje teksa kalonte me motor.

Btraziliani ka zbritur nga motori dhe ka goditur autorin e masakrës me kokoren e tij, duke e neutralizuar atë në këtë mënyrë.
Në shenjë mirënjohje për këtë gjest guximtar dhe heroik, një person i quajtur Paul Darcy, inicioi një thirrje për mbledhjen fondesh për brazilianin hero në shenjë mirënjohje.

Qytetarët kanë vlerësuar aktin e brazilianit duke mbledhur shumën e 285 mijë eurove, në llogarinë GoFoundMe, e cila u pagëzua me emrin “Bliji një birrë heroit”.

Ngjarja e djeshme, tronditi opinionin publik në Irlandë dhe jo vetëm, duke mos munguar kështu as protestat.