Babai i Ana Clara Benevides, admirueses që ndërroi jetë në koncertin e Taylor Swift ka dhënë së fundmi një intervistë prekëse.
Ai tha se ajo “iku për një ëndërr dhe u kthye e vdekur”.
“Kam humbur vajzën time të vetme, një vajzë të lumtur dhe inteligjente. Ajo ishte gati të diplomohej në psikologji prillin e ardhshëm.
Dëshiroj që të zbulohet nëse në fakt u është ndaluar të sjellin ujë, nëse ka pasur neglizhencë në dhënien e ndihmës”.