Në Itali një në tre djem kryen vetëm seks virtual, ndërsa mbi 1 milion e 600 mijë të rinj të moshës 18-35 vjeç nuk kanë kryer kurrë marrëdhënie seksuale dhe rreth 220 mijë çifte të qëndrueshme të së njëjtës grupmoshë deklarojnë abstenim nga seksi. Andrologët italianë shprehen të shqetësuar për pasojat e kolapsit të sterilitetit në vend dhe bumin e impotencës tek të rinjtë. Investigimi është bërë nga Shoqata Italiane e Andrologjisë (Sia) në një kampion prej 500 meshkujsh të rinj, nga mosha 16 deri në 35 vjeç, dhe partnerët e tyre.
Objektivi i hulumtimit: të eksplorojë, nëpërmjet një pyetësori, ndryshimet në zakonet seksuale pas pandemisë dhe virtualizimin e marrëdhënieve në çift. Rezultatet paraprake të hetimit tregojnë se marrëdhënia e Gjeneratës Z me seksin është e ndërlikuar dhe kontradiktore – deklaron Alessandro Palmieri, president i Sia-s.
Seksualiteti në moshën nën 35 vjeç shfaqet gjithnjë e më shumë i shkëputur nga komponenti relacional dhe riprodhues, dhe kjo reflektohet në mungesën e kënaqësisë në marrëdhëniet reale. “Prej disa vitesh jemi përballur me një rritje të problemeve që prekin të rinjtë, të cilat pandemia Covid ka kontribuar në përkeqësimin për shkak të izolimit. Shumë djem ankohen për mosfunksionim erektil që i atribuohet virtualizimit të marrëdhënies, pornografisë së tepërt dhe autoerotizmit.