Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, anuloi vizitën e planifikuar në Izrael. Gazeta Times of Israel ka cituar burime diplomatike, të cilat thonë se lideri ukrainas ende është duke planifikuar një vizitë në shtetin izraelit, por ende nuk ka një datë të saktë.

“Nëse presidenti Zelensky vjen, ai do të pritet krahë hapur”, citohet të ketë thënë një zyrtar izraelit.

Një diplomat ukrainas ka thënë për gazetën se Zelensky ishte “shumë i zhgënjyer” me publikimin e lajmit televiziv në Channel 12 të Izraelit, pas ai nuk dëshironte që lajmi të bëhej publik deri sa të mbërrinte në Tel Aviv.

Rikujtojmë se Izraeli nuk ka mbajtur anë në luftën mes Ukrainës dhe Rusisë, ndërsa ukrainasit kanë mbështetur vendimet e shtetit izraelit në luftën me Hamasin.