Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, në një intervistë për Fox News, deklaroi se ata nuk po përpiqen që të qeverisin Gazën apo ta pushtojnë atë, thjeshtë duan një të ardhme më të mirë. Po ashtu Kryeministri izraelit shtoi se operacionet ushtarake në Rripin e Gazës po shkojnë “jashtëzakonisht mirë”.
“Ne nuk po përpiqemi të qeverisim Gazën, nuk po përpiqemi ta pushtojmë atë, por po përpiqemi t’i japim asaj, si dhe vetes, një të ardhme më të mirë”, tha Netanyahu.
Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF) njoftoi mbrëmjen e sotme se avionët luftarakë sulmuan së fundmi infrastrukturën e Hezbollahut në Liban, në përgjigje të sulmeve ajrore të sotme ndaj Izraelit.