Mbështetja e tifozëve kuqezi ka nisur në stadiumin “Arena Kombëtare”, ku nën tingujt “Mora fjalë” shfaqën flamurin e UÇK-së.
Ata kanë nisur të këndojnë të gjithë në kor, tashmë këngën që ka shoqëruar kombëtaren në ndeshjet e rëndësishme. Më pas gjatë brohorimave nën tingujt e këngës patriotike, tifozët kanë shfaqur flamurin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, krahas flamurit shqiptar.
Disa të tjerë kanë bërë shqiponjën dykrenare, për të shoqëruar atmosferën e ndezur në stadium.
Shqipëria është tashmë kualifikuar në Euro 2024, por ndeshja e sotme me Ishujt Faroe mund të vulosë vendin e parë në grupin E.
Nëse arrijmë të “rrëmbejmë” një pikëshin, automatikisht kombëtarja kalon në vendin e parë.