Ka nisur “Parada e Shqiptarisë’ në kryeqytet duke krijuar një atmosferë elektrizuese, pavarësisht motit me reshje shi.

Kjo paradë ka 15 vite bëhet në ShBA, ndërsa në Shqipëri po bëhet për herë të parë. Synimi kryesor është që Parada të kthehet në traditë dhe të jetë e përvitshme.