Një foshnje e lindur disa ditë më parë në Kanada theu një rekord. Djali i vogël i Britteney Ayres, fëmija i pestë i familjes me emrin Sonny, në ditën e parë të jetës së tij ishte 55 cm i gjatë dhe peshonte afër 8 kg. Jo çuditërisht, ai ka lindur me prerje cezariane. Ai theu kështu rekordin e 13 viteve të fundit në maternitetin në Ontario. Familja ka edhe tre djem, 6, 5 dhe 3 vjeç, dhe një vajzë, 1 vjeç, të cilët gjithashtu kanë lindur të mëdhenj (djali dhe vajza më e vogël, gati 7 kilogramë).
Gjinekologu i familjes, Dr. Asa Ahimbisibwe, u tha gazetarëve se ata prisnin që Sonny të lindte i madh, por jo aq i madh.
Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, pesha mesatare e një djali të porsalindur është rreth 3 kg, ndërsa foshnjat më të mëdha zakonisht nuk i kalojnë 4 kg. Sipas Librit të Rekordeve Guinness , në vitin 1879 lindi foshnja më e rëndë në histori, me peshë 11 kilogramë, por ai vdiq 11 orë pas lindjes.