Sulmet në Bregun Perëndimor lanë të paktën shtatë persona të vrarë në një sulm izraelit në një qytet në Bregun Perëndimor të pushtuar, ndërsa pasojat janë tepër të rënda.

Në foto shihet se banorët vendas janë të pashpresë, si pasojë e sulmeve të vazhdueshme prej kohësh në vendin e tyre.

Ushtria dhe policia izraelite njoftuan se forcat e tyre u dërguan në zonë për të ndaluar militantët e dyshuar, por u sulmuan.

“Sulmi ajror izraelit goditi një grup palestinezësh të cilët qëlluan dhe hodhën një bombë në grup”, shkruan SKy News.

Hamasi nuk është përgjegjës për Bregun Perëndimor dhe asnjë nga pengjet e marra gjatë sulmeve të 7 tetorit nuk po mbahet atje.

Përleshjet dhe trazirat në rajon janë të shpeshta, të cilat janë rënduar nga kolonët izraelitë që kërcënojnë dhe shkaktojnë dhunë ndaj palestinezëve nëse ata nuk heqin dorë nga toka e tyre.

Veprimet janë dënuar edhe nga mbështetësit më të fortë ndërkombëtarë të Izraelit, si Shtetet e Bashkuara të Amerikës.