Dy xhiro përpara fundit, Inter kualifikohet për në raundin e 1/16 në Champions League. Një sukses i dyfishtë për zikaltërit pasi bëhen ekipi i parë italian që siguron një biletë edhe për Botërorin e Klubeve që do të zhvillohet në 2025. Simone Inzaghi kishte bërë një rotacion të ndjeshëm, me disa ndryshime në formacion, detaje që patën jo pak ndikim në pjesën e parë, ku dy ekipet u shfaqën të kujdesshëm në fushë, pak raste për shënim.
Situata ndryshoi në pjesën e dytë, ku Inzaghi bëri tre ndryshime, Asllani, Barella dhe Lautaro Martinez i dhanë ndeshjes një tjetër ritëm. Mesfushori kuqezi flirtoi me golin, me një gjuajtje të bukur nga distanca, e ndalur në dy kohë nga portieri. Martinez lëshoi sinjalin e parë të rrezikshëm, ku goditja e tij me kokë u përplas në traversë.
Në minutën e 85-të, gjuajta e Barella-s u devijua me dorë në zonë, duke bërë që gjyqtari i takimit të akordonte penallti. Nga 11-metra distancë, Martinez u tregua perfekt duke shënuar një gol tre pikësh për Interin.
Kristjan Asllani fitoi duartrokitjet e ambientin zikaltër, por dhe të mediave, i vlerësuar me notën 6.5: “Tre të dhëna përbëjnë një fakt: futet sërish në fushë dhe bën të madhin. Hap lojën, filtrues, lëshon edhe një goditje të bukur nga distanca(titulluar kundër Frosinones), shkruan TuttomercatoWeb.
“Inter, gjithnjë ai”, shkruan La Gazzetta dello Sport, titull shoqëruar me foton e Martinez. “Dem i pastër”, ishte titulli i përzgjedhur nga Corriere dello Sport. Një biletë për më tej nga Grupi D siguroi edhe Real Sociedad. Spanjollët mposhtën Benfikën me rezultatin 3-1, 10 pikë në 4 ndeshje, po aq sa edhe Inter, provizorisht në vendin.