Ish-banori i “Big Brother”, Jetmir Salaj i ka kërkuar falje publike çiftit Luiz Ejlli dhe Kiara Tito.
Jetmiri ka qenë një ndër banorët e Big Briother Vip që e ka kundërshtuar lidhjen e çiftit, duke thënë se nuk është e vërtetë dashuria e tyre, ndërsa për moderatoren ka thënë se Kiara është me Luizin për interes.
Këto deklarata Jetmiri i ka bërë bashkë me ish-banorin Anaid Kaloti. Duket se këto mendime me kohën i kanë ndryshuar Jetmirit, i cili përmes një Instastory i ka kërkuar falje çiftit.
“Së pari, duhet të kërkoj falje që nuk kam besuar te dashuria juaj. E dyta: uroj më të mirën për ardhmërinë tuaj.” – është shprehur ai.