Parisi i shkelqimit, kultures, dijes, fantzise se letersise, modes, luksit, urbanizmit, ka dhe qoshe te tilla te ndyra, mes mjerimit dhe pisllekut, qe e shemtojne aq shume.
E pra, varferia, mjerimi, pamundesia nuk qenkan vetem ne qytetet tona, por edhe ketu, ne lagjen e tim biri, nga ato kryesoret dhe te urbanizuarat.
Ma prishi qejfin e kafese sot ne kete dite shiu… He pra, si i behet! I mjeri ka qene dhe mbetet perhere i mjere.
Dhe neveria te shprish shijen, parizien a shqiptar qofsh, te ben te mendosh se shyqyr ti e paske nje strehe.
Dhe merzia padashje te mbulon… (Josif Papagjoni)