Mes karrigeve pirg, tymit dhe zjarrit të ndezur në një prej tavolinave në sallë, mazhoranca miratoi në parim projekt buxhetin dhe 4 ligjet fiskale pa asnjë diskutim. Deputeti i PS Erion Braçe i cili nuk ngriti kartonin për të votuar, në një reagim për Report Tv sqaron se kartonin ia kishin marrë deputetët e Rithemelimit ndaj ka votuar duke ngritur dorën.

“Ngrita dorën se kartonin ma kishte marrë Salihu, s’e gjeta! Kështuqë votova me dorën lart”, tha Braçe.