Avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj ka depozituar një tjetër kërkesë për përjashtimine Irena Gjokës si gjyqtare e çështjes për aferën e ish kompleksit Partizani. Avokati pretendoi se Gjoka ka qenë gjyqtare në vitin 1996, që përkon me kohën kur Berrisha ka qenë president në atë kohë dhe kryetar i KLSH.

“Kemi bërë kërkesë për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka për kërkesën që bënë për shuarjen e masës saj Berishës.”, tha ai. Seanca për përjashtimin e Gjokës do të mbahet në orën 15:30.

“Avokati Genc Gjokutaj ka depozituar një përjashtim pë gjyqtaren Irena Gjoka pasi ditën e djeshme Gjokutaj dhe Sokol Mengjesi depozituan në GJKKO një kërkesë për shuarjen e të dyja masave ndaj Berishës, të caktuara nga Irena Gjoka, siç është detyrimi për t’u paraqitur në Prokurori dhe heqje të pasaportës. Por sipas avokatëve në kërkesën e depoozituar dje, kanë argumentuar se ka mbaruar afati i zbardhjes së seancës gjyqësore që vendosi në ditën e verifikimit të masës së sigurisë që të lihej në fuqi vendimi i dhënë në mungesë për Berishës. Avokatët pretendojnë se ka përfunduar ky afat dhe kjo masa duhet të shuhen. Sot ata u paraqitën në gjykatën e posaçme duke depozituar një kërkesë për përjashtim të gjyqtares pasi do të jetë kjo që do të shqyrtonte kërkesën për masën e shuarjes ndaj Berishës. Avokatët pretendojnë se Gjoka ka qenë gjyqtare në vitin 1996 që përkon me kohën kur Berrisha ka qenë president në atë kohë dhe kryetar i KLSH. Në atë kohë ka firmosur një përjashtim për gjyqtaren Gjoka dhe për këtë ka konflikt interesi”, u shpreh gazetari Ermal Vija./ABC News