Futbollisti shqiptar, Amir Rrahmani i cili luan për Napolin dhe Përfaqësuesen e Kosovës, Amir Rrahmani publikoi fotografi me këngëtaren Era Istrefi, në llogarinë e tij në Instagram.

Çifti shihen në një bar, duke kaluar kohë së bashku, teksa janë ulur pranë njëri-tjetrit.

Përkundër se nuk është bërë e ditur për ndonjë lëndim të tij, Rrahmani nuk është në listën e Kosovës për ndeshjet e muajit nëntor.

Megjithatë ai po kalon momente të bukura me të dashurën e tij Era Istrefi, derisa nuk është dhënë asnjë sqarim as nga FFK e as nga vet Rrahmani për mungesën e tij për ndeshjet ndaj Izraelit, Zvicrës dhe Bjellorusisë.

Amiri dhe Era janë prej kohësh në një lidhje, ku këngëtarja e njohur shpesh udhëton për në Itali, ku jeton Rrahmani.